Lajmet e fundit

Ky hap vlerësohet si një sukses personal për Hasimin, por edhe si një arritje që, sipas saj, lidhet me përfaqësimin e Kosovës në ambientet ndërkombëtare profesionale.
Ajo ka folur për përvojën e saj në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ku ka përmendur si sfidat ashtu edhe mundësitë për të rinjtë nga Kosova në tregjet ndërkombëtare.
“Është një privilegj dhe përgjegjësi njëkohësisht për të përfaqësuar Kosovën në ambiente ndërkombëtare, pasi të rinjtë tanë kanë potencial, por shpesh hasin vështirësi për të depërtuar në tregjet ndërkombëtare. Deri tani jam e lumtur, si me veten ashtu edhe me të rinjtë që kam njohur këtu në SHBA”, ka deklaruar ajo.
Ndiqni intervistën e plotë: https://youtu.be/hbmjZ4C7k-I