Dita e zgjedhjeve në Shqipëri solli momente jo të zakonshme dhe shpesh të çuditshme në disa zona të vendit.
Në një qendër votimi në zonat malore, mushka ka qenë mjeti i vetëm për bartjen e fletëvotimeve, e ndërkohë, në Lushnjë, një dollap rrobash u kthye në “kabinë votimi”.
Një tjetër detaj që ka habitur publikun ishte emri i Fadil Vokrrit, ish-kryetari legjendar i Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili ka ndërruar jetë disa vite më parë, që doli në listën e votuesve.
Dhe ndoshta momenti më simpatik i ditës ishte një çift që pas ceremonisë së dasmës shkoi për të votuar.
Nusja, e veshur me fustanin e bardhë u paraqit në qendrën e votimit për të ushtruar të drejtën e saj qytetare.
Ndiqni edhe detaje tjera shtesë interesante nga gazetari Kushtrim Bekolli, në emisionin "Ora 7" në Klan Kosova:
https://youtu.be/hWzouq3Pd4Q
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.