Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës ka njoftuar se edhe këtë vit do të organizojnë “Javën e Arkivit të Hapur”.
Nga data 21 deri më 25 mars 2022, të gjithë të interesuarit kanë mundësinë të shohin për së afërmi punën dhe aktivitetet që bëhen në mjediset e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, njofton Klankosova.tv.
Të interesuarit kanë mundësi të shohin mjediset, si: Sallën e leximit; Rregullimin dhe përpunimin e lëndës arkivore; Laboratorin e Mikrofilmimit dhe Digjitalizimit; Depon e AShAK-së dhe Bibliotekën. Hapja: 21 mars 2022, ora 10:00.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.