Roger Federer dhe Rafael Nadal kanë luajtur si partnerë për herë të parë prejse janë aktivë në tenisin profesionist në ditën e dytë të turneut Laver Cup në Pragë, njofton Klan Kosova.
Zvicerani Federer dhe spanjolli Nadal, që së bashku kanë 35 tituj në turne të mëdhenj, janë pjesë e ekipit të Europës që do të ndeshet me ekipin e Botës gjatë tri ditëve.
Federer e Nadal e fituan ndeshjen duke mposhtur amerikanët Sam Querrey e Jack Sock.
Ekipi Europa po udhëheqë 9-3 kundër Botës.
klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.