Një burrë është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se përmes telefonit i kishte bërë presion një të miture.
Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar të mërkurën rreth orës 15:55, transmeton Klankosova.tv.
I njëjti, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, derisa rasti është iniciuar si “ngacmim”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ai i ka bërë presion përmes telefonit viktimës femër kosovare- e mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.