Një shofer 94 vjeçar ka shkaktuar një aksident në Wurnelos të Zvicrës
Burri 94-vjeçar ngatërroi pedalet e gazit dhe të frenave gjatë parkimit dhe mjeti u përplas me disa objekte dhe u ndal pas murit të një ndërtese, por shpëtoi me lëndime të lehta. transmeton Klankosova.tv
Aksidenti megjithatë shkaktoi dëme, me mjetin që u shkatërrua dhe murin e fasadën e ndërtesës që u dëmtuan gjithashtu.
"Për fat të mirë, nuk kishte këmbësorë në parking në kohën e incidentit, dhe për këtë arsye nuk u lënduan persona të tjerë", tha policia kantonale e Aargaut në një deklaratë të shtunën.
Aksidenti është nën hetim. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.