Ngërçi zgjati shumë dhe ua mblodhi punët.
Ato ligjvënësit kosovarë do t’i trajtojnë në 3 seanca, për të cilat u vendos të hënën në kryesinë e Kuvendit pas rreth një muaji bllokadë.
Dy prej tyre do të mbahen të enjten. Një ditë më herët, do të trajtohen pikat e papërfunduara, nga seancat e mëhershme, njofton Klan Kosova.
Në to nga deputetët mund të diskutohet edhe kërkesa ndërkombëtare për përsëritjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore.
Partia Demokratike, të cilës i takojnë dy kryetarë, është kundër një mundësie të tillë.
Kushtetutshmëria përmendet edhe nga pushteti kur pyetet për mundësinë e dorëheqjes së kryetarëve aktualë.
Pas situatës në veri, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka filluar procedurën e rrëzimit të Qeverisë.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=q4O7oqKyqxE
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.