Dy të rinjë kosovarë të hënën, morën rrugët ilegale përmes të cilave tentonin të mbërrinin deri në Gjermani, por atyre iu ndodhi një e papritur në kufirin Serbi-Kroaci.
Ata hasën në disa emigrantë që dyshohet të jenë nga Afganistani e të cilët fillimisht tentuan t’i plaçkisnin e më pas i sulmuan me thikë, plagëve të së cilës nuk i mbijetoi një 19-vjeçar nga Prishtina.
Fillimisht të njëjtit u ndalën në Serbi, prej ku u desh të kalonin tinëz, në Kroaci. Këtë e bënë në zonën kufitare Batrovci, të hënën në mbrëmje, njofton Klan Kosova.
Por, pasi mbërrin në Kroaci, u kapën ku pas intervistimeve dhe procedurave të zakonshme, u kthyen në Serbi.
Jo fort thellë në territorin e këtij shteti, u ndeshën në një grup migrantësh. Sipas B.H. ata deshën t’i plaçkisin kosovarët.
Në përleshje me ta, djemtë u ndanë. Vushtrriasi ia doli të ikë e prishtinasi jo, pasi u ther me thikë nga siç raportohet, një emigrant afgan 19-vjeçari vdiq në vend, derisa trupi i tij u konfirmua të jetë në morgun e Novi Sadit.
Vushtrriasi ndërkaq, u kthye të enjten në Kosovë dhe ia rrëfeu krejt këtë ngjarje televizionit, teksa të njëjtën e tregoi edhe tek autoritetet vendore.
Por, para se të vijë në Kosovë, ai tha se u përcoll për në stacionin policor në Shid, ku përmes fotografive arriti ta indentifikojë njërin nga sulmuesit.
Atë me shumë gjasë mund ta njohin edhe shoferët e kamionëve që prisnin në rradhë në këtë pikë kufitare atë natë. Njëri nga ta u tregoi mediave në Serbi çfarë pa.
“Pashë një grup njerëzish që u gjendën në rrugën përballë kufirit dhe një burrë duke vrapuar. Pak më vonë, mes kamionëve, pashë një tjetër të ri që kishte rënë. Nuk isha i sigurt se çfarë po ndodhte dhe zakonisht nuk dalim nga kamioni në këtë pjesë të rrugës, veçanërisht natën, sepse ka emigrantë të fshehur në zonë”, tha ai.
Lajmi për ngjarjen e hidhur të 19-vjeçarit iu kumtua të premten falmijarëve të tij, nga B.H.
https://www.youtube.com/watch?v=SD8l_DNbr6E
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.