Të martën në Klan Kosova ka filluar premiera e serialit turk “Apartamenti i pafajësisë”, i cili përshkruan vështirësitë e përjetuara nga një familje që lufton me probleme psikologjike, solidaritetin e siguruar nga të qenit një familje dhe përpjekjet e saj për të kapërcyer këto vështirësi.
Safiye dhe Gülben janë dy motra, jeta e të cilave është e mbushur me obsesion. Vëllai i tyre Han është lidhja e vetme e vërtetë midis kësaj familjeje, përfshirë babanë e tyre të sëmurë. I gjithë qëllimi i jetës së Hanit është ta mbajë këtë familje gjallë duke e gërshetuar jetën mes punës dhe shtëpisë.
Episodi i parë i këtij seriali, i cili është shfaqur në Klan Kosova mbrëmë, u karakterizua me disa drama të krijuara nga motrat e Hanit, të cilat zgjidheshin nga ai.
Inci merr një telefonatë nga pronari se duhet ta lëshojë shtëpinë në të cilën jetonte me gjyshin dhe vëllanë e saj. Dita e Incit nuk përfundon me kaq, ajo merr propozim martese nga i dashuri i saj, me të cilin ajo e kishte ndarë mendjen se do të ndahej, njofton Klankosova.tv
Surpriza e të dashurit të saj shkon keq pasi Inci ia thotë në fytyrë se nuk pranon të martohet me të.
Rrugës për në shtëpi, ajo humb kontrollin e veturës dhe përplaset me Hanin, i cili po ashtu ishte nisur me veturë drejt shtëpisë së tij.
Në episodin e sotëm mund të shihni se si Inci, e cila ndihej fajtore për aksidentin e shkaktuar, e dërgon Hanin në spital. Por duke mos pasur me kë të qëndrojë për trajtim të mëtejmë mjekësor, Inci e shoqëron Hanin tërë natën.
I dashuri i Incit nuk e përjeton mirë ndarjen nga ajo, ndërkaq në anën tjetër Inci shijon një natë të gjatë me Hanin, duke zbuluar më shumë për njëri-tjetrin.
Ndiqeni episodin e dytë të serialit “Apartamenti i pafajësisë” nga ora 18:45 në Klan Kosova.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.