Shkenctarët kanë zbuluar se ngrënia e një bananeje pak të gjelbër për çdo ditë mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit tek ata me një histori familjare të sëmundjes.
Ekipi i Universitetit të Neëcastle dhe Leeds ekzaminoi 1 mijë njerëz me sindromën Lynch, një gjendje gjenetike që rrit rrezikun e kancerit, duke përfshirë zorrët, vezoret, stomakun, mitrën dhe pankreasin.

Ata gjetën një dozë të rregullt ditore të bananes jeshile, e cila gjatë dy viteve reduktoi disa lloje kanceri deri në dy të tretat e tij, raporton The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Sipas studimit, bananja jeshile zvogëloi edhe rrezikun e një personi nga prekja me kancer.
Profesori John Mathers i Universitetit të Neëcastle tha se zbuluan se ajo redukton një sërë kanceresh me mbi 60 për qind.
"Efekti ishte më i dukshëm në pjesën e sipërme të zorrëve", u shpreh ai.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.