Qyteti francez Nice për çështje sigurie nuk do të jetë i nikoqir i Kampionatin Evropian të Çiklizmit që ishte planifikuar të mbahet nga data 14 shtator deri më 18.
Kryetari i Nices, Philippe Pradal, ka thënë se kjo ngjarje kërkon perzencë të madhe të policisë dhe qyteti nuk ka marrë ndonjë garanci për t’i siguruar ata, transmeton Klan Kosova.
Kjo është ngjarja e fundit që është anuluar në Nice pas sulmeve terroriste, ku një kamioni hyri në turmë duke i lënë të vdekur 85 persona.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.