Nick Cannon po e jep një mesazh për fëmijët e tij.
41-vjeçari që së shpejti do të bëhet baba fëmijës së tetë, së fundmi ndau një deklarim të ri rreth dëshirës që të gjithë fëmijët e tij të shkojnë mirë, edhe nëse nënat e tyre nuk shkojnë gjithmonë mirë mes vete.
Në Instagram ai postoi një video të tij duke bërë një rep me stil të lirë, ku tha: "Duhet t'u them diçka të gjithë fëmijëve të mi, babi juaj do t'ju dojë sido që të jetë. Të gjithë fëmijët e mi do të jenë gjithmonë miq, edhe nëse nënat e tyre nuk janë dakord”.
Ai shtoi, “Cannon është një “bandë” dhe ne jemi besnikë. Emri është Cannon dhe ata mund ta arrijnë atë”
Artisti më vonë tha se, me "të gjitha nënat e fëmijëve të mi" nuk ka "asnjë dramë, as politikë".
Nick aktualisht ka shtatë fëmijë me katër gra të ndryshme.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.