Nick Cannon do të bëhet sërish baba.
Artisti 41-vjeçar do të bëhet baba i fëmijës së tij të dhjetë në total, dhe i treti me ish-të dashurën Brittany Bell.
Vetë Nick e bëri të ditur lajmin sot se modelja 34-vjeçare është shtatzënë.
“Koha ndaloi dhe kjo ndodhi”, ka shkruar ai në postimin e tij, duke etiketuar Brittany dhe duke shtuar hashtags #Sunshin dhe #SonRISE, me sa duket duke sugjeruar se ata janë në pritje të një djali.
Të dy janë parë së bashku së fundmi dhe ajo me sa duket po fshihte barkun e saj të foshnjës, shkruan TMZ.
Të dy kanë tashmë dy fëmijë: vajzën Powerful dhe djalin Golden.
Nick është gjithashtu baba i binjakëve 11-vjeçarë Monroe dhe Moroccan me ish-bashkëshorten Mariah Carey. Ai mirëpriti fëmijën e tij të tetë, Legendary, me Bre Tiesi këtë verë.
Qershorin e kaluar, Nick mirëpriti binjakët Zion Mixolydian dhe Zillion Heir me Abby.
Një muaj më vonë, Alyssa Scott lindi djalin e tij Zen, i cili vdiq nga kanceri i trurit në dhjetor.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.