Nicki Minaj ka nisur turneun e saj botëror “Pink Friday 2” të premten mbrëma në Oakland Arena, në Oakland, Kaliforni.
Ky turne shënon herën e parë që reperja mban koncerte që nga viti 2019, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa në turneun botër “Pink Friday 2”, Nicki ka planifikuar të mbajë 56 koncerte dhe do të udhëtojë nëpër Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, përpara se të niset për në Evropë.
Turneu i Nickit është planifikuar të përfundojë më 14 korrik në Belgjikë.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.