Bateristi i Iron Maiden, Nicko McBrain, e ka pranuar që është frikësuar që nuk do të mund të luante në bateri pas sulmit në tru që e kishte pësuar në janar.
Ai sulm e kishte lënë pjesërisht të paralizuar në anën e djathtë nga supi e poshtë.
McBraini i ishte nënshtruar një terapie intensive prej 10 javësh në tentim për t’u kthyer në gjendjen e mëparshme ndërkaq në maj vetëm se i kishte nisur sërish provat me bendin për turneun e tyre, “Future Past”.
“Ishte shumë, shumë e vështirë. Mendoja që kjo ishte e tëra, nuk do të mund të luaja më kurrë”, ka thënë McBraini për Metal Hammer.
“Turneu ishte pas tre muajsh. Kisha shumë kohë për të përsiatur në spital. Gruaja ime ishte njëmend bastioni im i fuqisë dhe kurajës dhe ajo ishte me mua gjatë gjithë kohës”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.