Modelja Nicola Peltz Beckham ka thënë se i pëlqen që është martuar me një burrë familjar.
Në një intervistë të re me Nylon, 29-vjeçarja foli për krijimin e një familjeje me bashkëshortin Brooklyn Beckham, 24 vjeç, me të cilin u martua në prill të vitit 2022.
“Më pëlqen që ai me të vërtetë dëshiron të bëhet baba”, tha Nicola për median, duke thënë gjithashtu se ajo dëshiron një familje të madhe.
Brooklyn, djali i Victoria dhe David Beckham, u rrit në një familje të madhe dhe është më i madhi nga katër vëllezërit e motrat: vëllezërit Romeo, 21, dhe Cruz, 19, motra e vogël Harper Seven, 12, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.