Nicolas Cage ka zbuluar pamjen e tij të re, pasi i është nënshtruar një transformimi dramatik të flokëve.
Aktori 58 vjeçar, së fundmi ka lyer flokët e tij me ngjyrë të kuqe dhe kjo është vënë re nga fansat e tij, transmeton Klankosova.tv.
Një adhurues i tij ka shpërndarë fotografinë në Twitter.
Cage supozohet se ka lyer flokët e tij për një rol të ri pasi filmi i tij i fundit, “The Unbearable Weight of Massive Talent”, ishte një sukses i madh si mes fansave ashtu edhe kritikëve.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.