Lajmet e fundit

Nicolas Sarkozy është bërë ish-presidenti i parë francez që shkon në burg, duke filluar dënimin e tij me pesë vjet për shpërdorim të fondeve për fushatën zgjedhore nga regjimi i diktatorit libian Muammar Gaddafi.
Ky është rasti i parë që një ish-lider francez shkon pas hekurave që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, kur Philippe Pétain, lideri i bashkëpunëtorëve nazistë, u dënua me tradhti, transmeton klankosova.tv.
Sarkozy, president i Francës nga 2007 deri 2012, ka apeluar kundër dënimit dhe ka nisur vuajtjen e dënimit në burgun La Santé në Paris, ku do të qëndrojë në një dhomë izoluese prej 9 m².