55 vjeçarja, Nicole Kidman ka shfaqur muskujt e saj në pozat e fundit për kopertinën e revistës Perfect.
Aktorja australiane në këto fotografi mund të ishte ngatërruar më një grua sa gjysma e moshës së saj.
Duke ngulur sytë poshtë kamerës, Nicole e kompletoi pamjen e saj me një parukë të gjatë të kuqe me balluke deri tek nofulla.

Fotoja e kopertinës ishte njëra nga fotot e shumta të realizuara për revistën Perfect, shkruan Dailymail, transmeton Klankosova.tv.
Shumë njerëz shpërndanë këto fotografi, duke e akuzuar revistën për fotoshop në trupin e Nicole.
Ndërkaq, disa të tjerë e konsideruan këtë set fotografik si jo shumë të përshtatshëm për një grua në moshën e Nicole Kidman.

●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.