Nicole Kidman u shfaq tejet tërhqëse, ndërsa iu dha çmimi “Gratë në Lëvizje 2025” gjatë Festivalit të 78-të të Filmit në Kanë të dielën.
Aktorja 57-vjeçare, dukej e mrekullueshme me xhaketën prej lëkure në stil korseje, të cilën e kombinoi me xhinse të shkurtra.
Nicole shtoi një rrip të trashë për ta fiksuar belin, dhe mbathi këpucë të zeza të larta.
Duke i rregulluar flokët e saj të gjata drejt, ylli i Moulin Rouge shfaqi buzëqeshjen e saj të mrekullueshme ndërsa pozoi në tapetin e kuq. /Klankosova.tv

●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.