Ministri nigerian i Agrikulturës, Audu Ogbeh, është ankuar se Nigeria varet aq shumë nga importi saqë disa nigerianë të pasur po porosisin pica nga Britania e Madhe.
"A e dini, zotëri, që ka nigerianë që i përdorin telefonat e tyre për të importuar pica nga Londra?, ka thënë Audu Ogbeh, sipas Business Insider teksa iu drejtua Komitetit të Senatit të martën e kaluar.
"I blejnë në Londër, i sjellin përmes British Airways në mëngjes dhe shkojnë i marrin në aeroport".
"Është një situatë shumë e bezdisshme. Duhet që të punojmë sa më shpejt që ta ndalojmë këtë.
Vlen të përmendet që mes këtyre dy shteteve ekziston një distancë ajrore prej mbi 10 mijë kilometrash.
https://www.youtube.com/watch?v=hBsObBMJXWY
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.