Nike ka bërë të ditur se janë tejet të shqetësuar në lidhje me akuzat ndaj Cristiano Ronaldos për përdhunim.
Gjiganti amerikan i veshjeve sportive – që ka një kontratë në vlerë prej një miliard dollarëve me Ronaldon – ka deklaruar se do të monitorojnë situatën nga afër.
Komente të ngjashme në lidhje me këtë rast ka dhënë edhe EA Sports, e cila gjithashtu ka kontrate me Ronaldon.
Futbollisti 33 vjeçar është duke u akuzuar nga Kathryn Mayorga, e cila pretendon se ishte përdhunuar në një hotel në Las Vegas në vitin 2009.
Ronaldo ka mohuar këto akuza duke i quajtur “lajme të rreme”.
Policia në Las Vegas ka rihapur hetimet në lidhje me rastin.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.