Lajmet e fundit

Pas karrierës së tij si një shofer i garave, ai u bë një sipërmarrës ajror duke themeluar tre linja ajrore austriake: Lauda Air, Fly Niki, dhe Laudamotion, dhe, së fundmi, një kryetar jo-ekzekutiv për ekipin e Formula 1 Mercedes.
"Arritjet e tij unike si atlet dhe sipërmarrës janë dhe do të mbeten të paharrueshme, ndjeshmëria e tij e palodhshme për veprim, drejtësia e tij dhe guximi i tij mbeten një model dhe një pikë referimi për të gjithë ne", kanë thënë familjarët e tij.
Ish-kampioni britanik F1, Jenson Button e ka quajtur atë një "legjendë", ndërsa McLaren tha se Lauda do të "ruhet në historinë tonë", shkruan ABC News, transmeton Klan Kosova.
Në një intervistë të vitit 2016 me CNN, Lauda paralajmëroi se futja e shumë masave të sigurisë do të dëmtonte Formula 1.
"Mendimi im është se nëse ne mendojmë për t’i bërë 110% çështjet e sigurisë, ne do të shkatërrojmë Formula 1".
Vdekja e tij është përjetuar rëndë në mesin e botës së automobilizmit dhe po përcillet me një numër të madh reagimesh nga bota e sportit në përgjithësi.
klankosova.tv