Supernova ka nisur punën me xhirime në Klan Kosova.
Niko Komani, që është pjesë e ekipit të këtij emisioni të ri, zbuloi se juria përbëhet nga këngëtarja Poni, aktorja Arjola Demiri dhe grimerja Dafina Neziri.
“Sot do të përzgjidhen më shumë se 15 vajza. Ka diversitet në mesin e tyre. Supernova kërkon më të mirën e të gjithave”, deklaroi ai për emisionin Kosova Today në Klan Kosova.
Komani po ashtu zbuloi se do të jepen super çmime.
“Kemi shumë çmime. Çmimi i parë zyrtar është një kontratë me agjenci jashtë shtetit për modeling, imazh i një kompanie në Kosovë ose Shqipëri, dhe një çmim është një pozicion pune në Klan Kosova”, tha stilisti, duke shtuar edhe se ndjehet shumë mirë që punon me prezantuesen e këtij emisioni, Sara Kolami, e cila njëkohësisht është edhe mike dhe bashkëpunëtore e tij e vjetër.
https://www.youtube.com/watch?v=eQYdQaOP0YI
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.