Ka nisur darka për banorët e nominuar me pyetjet që vet ata ia bënë njëri-tjetrit.
Darka nën moderimin e Xuxit nisi me pyetjen e parë karshi Arionit, transmeton Klankosova.tv.
“Pse shfrytëzon situatat e të tjerëve dhe nuk ke krijuar edhe një situatë tënden deri tani, kur edhe ke marrë këshilla të vazhdueshme nga Vullneti dhe Pauli, akoma nuk ke bërë asgjë, a ke strategji apo nuk e kuptuar akoma se çka është strategjia?” ishte pyetja që iu drejtua Arionit.
E ky i fundit u shpreh se në Big Brother çdo situatë përdoret qoftë e krijuar nga ai apo të tjerët.
“Na këtu jemi në Big Brother, situatat e të tjerëve vazhdimisht akuzohen se po përdorën dhe këtu normal çdo situatë përdoret si e jemja si e të tjerëve”, tha ai.
Tutje Arioni u shpreh se me Vullnetin dhe Paulin që këtë të fundit e konsideron shumë shok, nuk bëjnë asnjëherë asnjë plan për lojë.
Për të kuptuar më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=bJPWYid_SGg
●●●
CDSHKRIMI NGA
Clirimtare Dukolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.