Në qendrën e vetme të numërimit nga Qarku i Kukësit, tashmë ka filluar dorëzimi i të gjitha kutive nga vendvotimet e të gjitha qendrave të votimit.
Ky proces po asistohet nga Policia e Shtetit, por është krijuar një tollovi pasi qendrat më të afërta të votimeve në Kukës i kanë sjellur kutitë e votimeve, por radha sic duket do të jetë e gjatë për faktin se ka shumë fshatra që janë larg dhe do të iu duhet më shumë kohë.
Kutitë e votimeve nuk do të fillojnë të hapen e as numërohen derisa të sjellët edhe kutia e fundit me fletëvotime.
Kjo mund të marrë pak kohë pasi ka fshatra që janë larg Kukësit, pasi nuk përfshihet edhe Hasi dhe Tropoja me të gjitha fshatrat e tjera.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.