Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova është ndezur sërish atmosfera, pasi një debat i ashpër ka shpërthyer mes Nailirit dhe Albës lidhur me banoren më të re të edicionit.
Ishte Nailiri i cili menjëherë i ka dalë në mbrojtje banores së re, Elijonës, përcjell Klankosova.tv.
Nga ana tjetër, Alba këmbënguli se nuk kishte për qëllim ta ofendonte, por thjesht theksoi faktin se vajza është shumë e re dhe se kjo mund të ndikojë në mënyrën se si ajo e sheh lojën dhe situatat brenda shtëpisë.
Debati ka tërhequr vëmendjen e banorëve të tjerë, të cilët kanë ndjekur me interes përplasjen e dy konkurrentëve.
https://www.youtube.com/watch?v=Zt4c9begx4A
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 4 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.