Pas caktimit të datës së zgjedhjeve, kanë nisur të shtohen edhe llogaritë e rreme në rrjetin social “Facebook”.
Me emra partish, politikanësh, por edhe të tjera janë hapur e ri-funksionalizuar llogari që për qëllim kryesisht kanë të shfaqin përkrahje për parti politike.
Sipas njohësve të kësaj fushe, numri shtohet si shkak i penalizimeve nga rrjetet sociale, ndërkaq përmes tyre shpërndahen edhe lajmet e rreme.
Në D+, thonë se në fakt qëllimi i tyre është krijimi i përshtypjes se një lider apo parti po mbështetet masovikisht, ndërkaq me to dëmtohen edhe kundërshtarët politikë.
Shumë nga llogaritë mbesin të hapura edhe pas zgjedhjeve, me qëllim mbështetjen e agjendave të ndryshme politike.
https://www.youtube.com/watch?v=xjk7aATLwcs
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.