Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është proceduar penalisht sot, pas përplasjes me qytetarët në Vorë.
Policia e Shtetit ka njoftuar se Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pasi komunikimit me Prokurorin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për Nokën, për veprën penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
Ai dyshohet se i ka penguar dhe kanosur për të ushtruar të drejtën e votimit, transmeton Klankosova.tv.
Materialet procedurale do t’i referohen Spak, për hetime të metejshme.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.