Në komunën e Fushë Kosovës ka nisur pastrimi i rrugëve dhe trotuareve pas vërshimeve të fundit, proces që pritet të vazhdojë edhe gjatë muajve të verës.
Drejtori i Shërbimeve Publike në këtë komunë, Izja Mjeku, ka bërë të ditur se ekipet komunale kanë filluar punën pas përmirësimit të kushteve atmosferike dhe stabilizimit të situatës pas reshjeve dhe vërshimeve të muajit janar.
Ai tha në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova se fokusi aktual është në pastrimin e zonave urbane dhe rrugëve që kanë qenë të papastruara për një periudhë më të gjatë.
Ndiqni prononcimin e plotë:
https://youtu.be/5A7DNkbb82Q
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.