Një seri dokumentarësh për legjendën e futbollit global dhe ish-kapitenin e Anglisë, David Beckham, është aktualisht në prodhim në Netflix.
Seriali do të shfaqë një përzierje të pamjeve të arkivave personale të paparë nga 40 vitet e fundit, si dhe intervista me miqtë, familjarët dhe figurat e futbollit që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të tij.
Sipas gjigantit të transmetimit, projekti do të shkojë përtej shkëlqimit të yjeve për të eksploruar fillimet e klasës punëtore të Beckham në Londrën Lindore dhe nxitjen dhe vendosmërinë që e çuan atë të bëhet një nga atletët më të njohur.
Duke ndarë entuziazmin e tij për serialin, David postoi tri foto të tij gjatë karrierës së tij.
“Jam i emocionuar të konfirmoj se po bashkëpunoj me @Netflix në një seri dokumentarësh për jetën dhe karrierën time”, shkroi ai.
“Seriali do të shfaqë arkiv të paparë, histori të patreguara si dhe intervista me njerëzit që kanë qenë pjesë e rrugëtimit tim”.
Projekti drejtohet nga fituesi i çmimit Academy Award, Fisher Stevens, i cili shërben si regjisor dhe producent ekzekutiv, së bashku me producentin fitues të Academy Award dhe Emmy, John Battsek.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.