Kulla prej gurit e familjes së Jonuz Tafollit në fshatin Çadrak të Komunës së Suharekës ka filluar t’i nënshtrohet ndërhyrjeve restauruese-konservuese nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.
Ndërtesa e vjetër prej dy shekujsh për një kohë të gjatë shërbente si odë, derisa iu bë konak qindra njerëzve në vitet e 90-ta, njofton Klan Kosova.
Konservimi i kullës qindravjeçare u bë edhe për nxitje të turizmit në rajonin e Prizrenit, përkatësisht në Komunën e Suharekës, pasi fshati ku kjo shtëpi prej guri është e perqëndruar, tashmë është braktisur nga banorët.
https://www.youtube.com/watch?v=BU0Q7guLzFk
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.