Udhëtimi me avion është një nga mënyrat më të shpejta për të udhëtuar nga një shtet në tjetrin, edhe pse disa ambientalistë nuk janë dakord me lëshimin e karbonit nga avionët, pasi sipas tyre është një lëndë helmuese dhe e dëmshme për njerëzit. Fatkeqësisht, kjo është gjendja e industrisë në këtë moment, por shpresojmë që në të ardhmen të kemi avion që fuqizohen nga energjia diellore.
Avioni i parë me energji diellore ka kryer fluturimin e tij nga Aeroporti “Abu Dhabi”. Avioni do të drejtohet nga themeluesi i Solar Impulse, André Borschberg, i cili do të ndihmohet edhe nga bashkëthemeluesi Bertrand Piccard gjatë udhëtimit të tyre prej 35 mijë km anembanë botës.
Avioni, i quajtur “Solar Impulse 2″, është një version më i madh i avionit të parë me energji diellore, që ka qenë krijuar para 5 vjetësh. Ai i ka krahët të gjatë 72 metra dhe është më i madh se Boeing 747. Do të ketë 17 panele diellore tek krahët të cilat do të ndihmojnë për grumbullimin e energjisë për katër motorë elektrikë, që do të fuqizojnë helikat e avionit.
Avioni do të ndryshojë vazhdimisht lartësitë, nga 8,000 metra gjatë ditës për të kapur rrezet e diellit, në 1,000 metra ndërsa fluturon gjatë natës mbi oqean. Synimi i drejtuesve të projektit është që në 5 muaj t’i bien globit rreth e përqark me këtë mjet fluturues.
https://www.youtube.com/watch?v=yUpyuORoB8o
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.