Seanca e jashtëzakonshme plenare tashmë ka nisur.
Në rend dite për shqyrtim janë 10 pika, raporton Klankosova.tv
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-030 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-028 për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-026 Projektligjin për Shërbimet e Pagesave,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-027 Projektligjin për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-021 për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore,
- Shqyrtimi i parë iProjektligjit nr.10/L-022 për Banim Social dhe të Përballueshëm,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-023 për Shtetësinë e Kosovës,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-024 për Lëndët Plasëse,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-029 për Provimin e Maturës Shtetërore.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.