Gjatë ditës së premte u bë me dije nga Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, se disa pacientë të infektuar me COVID-19, të hospitalizuar në Klinikën Infektive, tashmë kanë nisur trajtimin me plazmën konavalescente.
Për të nisur këtë lloj terapie mbështetëse më 18 janar u miratua edhe udhëzuesi.
Megjithatë, ky lajm nuk po konsiderohet si diçka e jashtëzakonshme për profesorin universitar në lëminë e transfuzionit, Hakif Hoxha - tashmë i pensionuar.
“Kosova e ka bërë dhënien e plazmës që 40 vjet, pra e ka bërë ndarjen e plazmës nga eritrocitet dhe nuk është ndonjë lajm ‘bombastik’ si e kishte thënë ministri se u dha plazma te pacienti i parë, edhe atë me vonesë prej gati një vit”, tha Hakif Hoxha, Specialist i Mjekësisë Transfuzive.
Ai ka shtuar se procedura e punës së marrjes dhe dhënies së plazmës konvaleshente është krejtësisht e njëjtë sikurse ato të rëndomta, veçse donatori në këtë rast duhet të ketë antitrupa ndaj koronavirusit.
I njëjti thotë se kjo lloj terapie ishte dashur të aplikohet qysh kur ka filluar pandemia në vend dhe se për këtë punë ka kapacitete dhe resurse.
https://www.youtube.com/watch?v=Drp9ypLt-7w
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.