Britaniku Andy Murray është eliminuar më herët se çdoherë nga Grand Slam, shkruan BBC.
Ai është mposhtur nga japonezi Kei Nishikori në çerekfinalen e cila zgjati pesë sete.
Murray që renditet i dyti, fillimisht priu në dy sete, por që më pas u mposht 1-6, 6-4, 4-6, 6-1 dhe 7:5 në tre orë e 57 minuta.
Kampioni i Wimbledon humbi ritmin pas reshjeve që mbuluan arenën.
“Isha shumë i emocionuar në fushë, por që më pas e morra vetën”, ka thënë Nishikori.
Japonezi renditet i katërti, kurse në raundin e radhës do të përballet me Stan Wawrinkan, që mposhti në këtë rreth Juan Martin del Porto, transmeton Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.