Nga java e kaluar u shtuan kolonat e veturave në rrugën drejt Podujevës.
Kjo pasi nisi puna në zgjerimin e magjistrales Prishtinë-Podujevë në 5 llote të reja, me kosto prej 35.5 milionë euro. Puna për 15 kilometra parashihet të kryhet për 365 ditë pune, por llapjanët janë pak skeptikë për përfundimin e saj në afatin e paraparë, raporton Klan Kosova.
Rruga, që përfshin zgjerimin me 4 shirita deri në Bërnicë të Prishtinës, për podujevasit ka rëndësi jetike.
Punimet doli t'i shihte të hënën edhe kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Infrastrukturës Liburn Aliu, zëvendësministrin Hysen Durmishi e kryetarin e Podujevës Shpejtim Bulliqi.
I pari i Infrastrukturës u zotua se punimet do të jenë cilësore, e kreu i Podujevës u shpreh i interesuar që ky projekt të jetësohet sa më parë.
Përveç zgjerimit, parashihet intervenimi edhe finalizimi i llotit të mëhershëm nga Lluzhani deri në hyrje të Podujevës. /Klankosova.tv
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS
https://www.youtube.com/watch?v=ybRSUPC7Erw
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.