Partitë politike kosovare nuk kursyen investimet që në hapje të fushatës zgjedhore të tregojnë superioritet visual ndaj kundërshtarëve.
Gëzim Qerimi, njohës i marrëdhënieve me publikun po e vlerëson si nisje të mbarë e goxha shpërthyese.
“Dje ishte një fillim i mirë i fushatës elektorale, partitë politike në përgjithësi, veçmas ato opozitare patën organizime të mira si në aspektin e dukjes, poashtu edhe në aspektin e përmbajtjes”, është shprehur ai.
Qerimi vlerësoi se opozita i kushtoi vëmendje më shumë pamjes së sallave dhe organizimit në përgjithësi.
Ndryshe, në zgjedhjet e 9 shkurtit do të garojnë 28 subjekte politike me gjithsej 1 280 kandidatë. Ndërkaq të drejtë vote kanë mbi 2 milionë votues, në mesin e tyre edhe 104 mijë e 924 jashtë vendit.
Për më tepër ndiqni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:
https://www.youtube.com/watch?v=pqo1lAEcGhQ
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.