Kryeministri shqiptar Edi Rama ka njoftuar se në fillim të sezonit veror, janë hapur 36 qendra shëndetësore verore në të gjithë Shqipërinë.
Me anë të një postim në Facebook, ai tha se qendrat do të jenë në shërbim të qytetarëve 24/7, transmeton Klankosova.tv.
“Mirëmëngjes me njoftimin se, në nisje të sezonit veror, janë hapur 36 qendra shëndetësore verore në të gjithë vendin – të kompletuara me pajisje, sinjalistikë dhe staf mjekësor të specializuar, të cilët do të jenë në shërbim të qytetarëve 24/7 – ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.