Nisma për Kosovën ka falënderuar dhe njëherit ka shprehur mirënjohje për të gjithë qytetarët, anëtarët e simpatizantët e subjekteve opozitare për pjesëmarrje në protestën e organizuar nga opozita e bashkuar.
"NISMA për Kosovën fton edhe njëherë koalicionin qeveritar që ta merr serozisht kërkesën e qytetarëve për dorëheqje".
"Populli i Kosovës sot të pa parë deri më tani në Kosovë përcolli mesazhin e qartë se nëse kjo qeveri refuzon të jep llogari për shkeljen e Kushtetutës ne refuzojmë të qeverisemi nga një qeveri që ka shkelur Kushtetutën".
"Populli i Kosovës sot foli, ai pret dorëheqje nga kjo kjo qeveri, rrugë tjetër nuk ka".
Nisma ka shprehur keqardhje për incidentet që ndodhën në protestën e sotme.
"Askush dhe asgjë nuk mund ta zbeh mesazhin që dhanë qytetarët e Kosovës sot me pjesëmarjen e tyre masive në protestën e sotme madhështore e paqësore".
"Qytetarët nuk do të ndalën deri në largimin e kësaj qeverie" , thuhet në njoftimin për media të kësaj partie, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.