Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qenë sot në Prizren, bashkë me Albulena Halimajn, kandidaten për kryetare të këtij qyteti për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Në tubimin e tyre të sotëm me prizrenas u pa se pati boll mbështetje atje, raporton Klan Kosova.
Limaj para të pranishmëve e lëvdoi Albulenën duke thënë se ajo është kandidate që e njeh mirë qeverisjen lokale.
I njëjti theksoi se ajo ka qenë edhe në Shtëpinë e Bardhë dhe është një grua e përgatitur për përgjegjësi.
Pas përfundimit te fjalimeve, të pranishmit i ftuan për çaj, në tryezën e përbashkët. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=GKBnPj1Y5-c
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.