Prodhuesi i veturave Nissan planifikon që të testoj veturat taxi vetë-drejtuese duke filluar nga muaji mars i vitit të ardhshëm.
Nissan është duke bashkëpunuar me kompaninë japoneze DeNa, e cila operon në shërbimet online për lojëra, shëndet dhe industritë automobilistike.
Ajo do të punoj me veturën elektrike Nissan Leaf, të cilën pasagjerët do ta komandojnë përmes një aplikacioni.
Nissan do të bëhet pjesë e disa prodhuesve të makinave vetë-drejtuese, duke përfshirë General Motors dhe Volvo.
Testimet e para do të realizohet gjatë një periudhe dy javore në Yokohama.
Sistemi Easy Ride mund të lansohet në Japoni në vitin 2020./klankosova.tv/
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.