Një grua braziliane ka pohuar se ka sjellë në jetë binjakë me baballarë të ndryshëm, pasi ka bërë seks me dy burra në të njëjtën ditë.
19-vjeçarja e paidentifikuar, nga Minerios në Goias, Brazil, shpjegoi se bëri një test të atësisë, pasi donte të konfirmonte se kush ishte babai, shkruan Mail Online, transmeton klankosova.tv.
Ajo kishte vendosur të bënte testin, pasi pas tetë muajsh kishte dyshime se kush ishte babai.
19-vjeçarja mblodhi ADN-në nga personi që mendonte se ishte babai, por pohoi se pas dy testeve, rezultatet dolën pozitive vetëm për një nga binjakët.
Pas testit të dytë, ajo kuptoi se kishte bërë seks me një burrë tjetër në të njëjtën ditë dhe pretendoi se pasi ai bëri testin, ishte pozitive se ishte babai i binjakut të dytë.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.