Dy persona, Vladislav I. dhe Vasile T, raportohet se janë përfshirë në vjedhjen e më shumë se 170 dronëve të ushtrisë gjermane, Bundeswehr.
Siç raporton Bild, transmeton Klankosova.tv, “midis fundit të vitit 2024 dhe fillimit të vitit 2025, i pandehuri kryesor, Vladislav I. dyshohet se ka hyrë me forcë në ndërtesa të ndryshme kompanish dhe qeveritare - vetëm ose me bashkëpunëtorë - dhe ka vjedhur sende e vlerë të konsiderueshme në disa raste".
Bild raporton se natën e 5-6 dhjetorit, Vladislav I., me prejardhje bullgare, së bashku me një burrë tjetër, dyshohet se hapën me forcë dritaret e një dyqani dronësh në Ludwigshafen dhe më pas kontrolluan zyrat. Sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, ata vodhën më shumë se 170 dronë (me vlerë deri në afërsisht 40,000 euro secili) dhe pjesë dronësh (me vlerë totale 80,000 euro).
Raportohet se gjashtë dronë kanë qenë pronë e Forcave të Armatosura Gjermane (Bundeswehr), dhe të paktën tre prej tyre ishin të shënuar si të tillë.
Ai thuhet se ka kryer plaçkitje në Hessen dhe Rheinland-Pfalz për të fituar para, ndërkaq, i njëjti ndodhet në gjyq për veprat.
[caption id="" align="alignnone" width="992"]

I pandehuri kryesor Vladislav I. (29) me avokaten e tij mbrojtëse[/caption]
[caption id="" align="alignnone" width="992"]

I dyshuari, stetasi rumun Vasile T. (31), është në arrati.[/caption]
I pandehuri kryesor, Vladislav I., 29-vjeçar, është në paraburgim, kurse shtetasi rumun Vasile T. (31-vjeç), është në arrati. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.