Këngëtari, Shawn Mendes nuk po ndalon së nuhaturi trëndafilat kohët e fundit, gjë që duket se po i jep dividendë, ndërsa vazhdon të fokusohet në shëndetin e tij mendor.
Mendes ishte jashtë të dielën në një treg fermerësh në Los Anxhelos, ku u ndal për të blerë një buqetë me lule, shkruan TMZ, transmeton Klankosova.tv.
E paqartë se për kë mund të jenë saktësisht, por gjithsesi, Shawn ishte i lumtur me zgjedhjen sa që nuk ndalonte së nuhaturi lulet.
Ai duket në super formë së fundmi, përkundër dorëheqjes së tij momentale nga angazhimet muzikore, pasi kishte konfirmuar anulimin e koncerteve për një periudhë të pacaktuar kohore.
Madje, Shawn është përkujdesur që të shfaqë lidhjen e tij me muzikën edhe këto kohë, duke publikuar imazhe të ndryshme nga shtëpia dhe provat që ai bën gjatë qëndrimit aty.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.