Një burrë është parë duke ecur më rrugën e famshme të dyqaneve në Londër me një maskë veshur për ta mbuluar lakuriqësinë e tij.
Kjo mënyrë e veshjes së tij i ka lënë shumë kalimtarë të habitur, të tronditur dhe të argëtuar, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Disa persona kanë shfrytëzuar rastin që të shkrepin fotografi me telefonat e tyre të mençur; ndërsa të tjerë vetëm kanë shikuar.
Mbetet e paqartë se çfarë e ka shtyrë personin në fjalë që të bëjë këtë veprim. Megjithatë bartja e maskave është bërë e detyrueshme nëpër dyqanet angleze.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.