Një 66 vjeçar irlandez notoi në ujëra të ngrira për 1.609 kilometra për të arritur rekord botëror në Guiness si notari më i vjetër në botë.
Ger Pucell i Corbally, Limerick, tha se ai është stërvitur për disa muaj për të notuar në ujëra të ftohta dhe ai theu rekordin gjatë sfidës në Ice Mile në Shannon Rowing Club në Limerick.
Rregullat e Guinness deklaruan se noti duhej të bëhej vazhdimisht pa asnjë ndërprerje dhe temperatura e ujit duhej të verifikohej si nën 23 gradë.
Purcell përfundoi notimin e tij në 43 minuta e 28 sekonda. Guinness konfirmoi se kjo e bëri atë notuesin më të vjetër në akull, transmeton Klan Kosova.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.