Lajmet e fundit

Kalendari i festave i Malit të Zi
Në Slloveni 1 e 2 maj.
Në Kosovë e Maqedoninë e Veriut më 2 maj, derisa e diela nuk përmendet si e lirë.
Ndërsa në Shqipëri e Kroaci, pushohet vetëm me 1 maj, pra të dielën.
Ndërkohë, në disa nga këto vende, shënohet edhe festa e Fitër Bajramit që me kalendar është të hënën e 2 majit.
Në Malin e Zi, në Bosnjë e Hercegovinë, në Kroaci, në Serbi e në Maqedoninë e Veriut bashkohet me festën e 1 majit, andaj shënohet të hënën.
Në Kosovë, ndërkaq, për këtë festë fetare pushohet një ditë më pas, meqenëse më 2 maj është pushimi i 1 Majit.
Në shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian, festat shënohen vetëm në datat e tyre, dhe nuk ka pushim shtesë nëse ato rastisin në fundjavë.