Një zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Prishtinës, është arrestuar për shkak se keqpërdori detyrën zyrtare.
R.M dyshohet se kreu veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” si dhe “falsifikim i dokumenteve.”
I njëjti pa ndonjë verifikim ka bërë disa regjistrime të disa personave të cilëve iu ka krijuar identitet të dyfishtë.
Regjistrimin e personave pa i plotësuar kriteret në këtë zyrë lokale e kishin vërejtur qysh moti drejtuesit e pushtetit lokal. Të njëjtit, një ditë para se zyrtari të arrestohej e përjashtuan nga puna.
"Për zyrtarin në fjalë kemi marrë verejtje nga ARC-ja dhe më pas i kemi dhënë edhe ne vërejtje në bazë të ligjit, është dalë në komision dhe komisioni e ka përjashtu nga puna, ndërsa më pas është arrestuar." tha drejtori i administratës, Bersant Beka.
https://www.youtube.com/watch?v=rh4vxoCpo6I
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.