Një shtetas kosovar, i cili kishte vetëm 24 orë që kishte dalë nga burgu është arrestuar nga policia italiane nën akuzën e përdhunimit me forcë të një gruaje në qytetin e Padovës.
Dyshohet se 36 vjeçari nga Kosova u arrestua nga forcat e policisë pas denoncimit nga viktima e kësaj dhune, një 37 vjeçare, e cila arriti të shpëtonte nga vendi ku mbahej peng prej dy ditësh.
Gruaja u tha agjentëve se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës ku bisedoi në telefon me një të panjohur i cili i kishte kërkuar që të zbriste nga apartamenti pasi kishte për t’i thënë disa lajme të rëndësishme për të birin 18 vjeçar, i cili sipas tij ishte në rrezik të madh.
Me të zbritur poshtë, personi e kërcënoi me pistoletë gruan dhe më pas e mbajti me forcë në një banesë, për ta transferuar më pas në një tjetër. Ajo tregoi se ai konsumoi kokainë më pas dhe e përdhunoi për dy orë me radhë.
Për më shumë se dy ditë, policia ka ushtruar kontrolle në Padova dhe ka mundur të zbulojë apartamentin ku mbahej peng gruaja, ku ka gjetur dhe autorin e akuzuar.
36 vjeçari kosovar ishte me precedentë të mëparshëm penal dhe kishte vetëm 24 orë që kishte dalë nga burgu, raporton A2Cnn.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.